-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet prova e parë për vrasjen e “Tolit” të Lezhës

Kryesoret

Një makinë e djegur është gjetur nga policia në Gjadër të Lezhës, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së Nikolin Markut (Lekstakajt) pasditen e djeshme. Brenda saj është gjetur edhe një armë, kallashnikov, e cila dyshohet se u përdor në vrasje.

Dyshimet e hetuesve janë që makina dhe arma mund të jenë përdorur për vrasjen e Markut. Zyrtarisht ende nuk dihet, pasi pritet përgjigja pas ekzaminimeve.

Vrasja mafioze në Lezhë, “Toli” i Lekstakajve u vra me 4 plumba pas shpine

Nisur nga veprimet dhe kryerja e vrasjes vrasësit dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë, killera me pagesë dhe jo amatorë, pasi nuk kanë lënë shumë gjurmë.

Pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. Ekzekutimi erdhi në të njëjtën datë, tre muaj pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

I futi plumbat në gjoks në pragun e derës! Kush e vrau “Tolin” me pije në dorë?

Fisi Lekstakaj dhe Nikulaj janë në hasmëri prej disa vitesh dhe dyshimet e policisë janë se mund të kemi të bëjmë me një hakmarrje të freskët. Prova konkrete nuk ka, por vetëm dyshime.

7 të vdekur, si nisi saga e hakmarrjes për 10 mijë lekë mes fiseve?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit