Pas më shumë se 40 vitesh shërbim në spitalin Infektiv në Tiranë, mjeku i njohur Tritan Kalo ka postuar në Facebook njoftimin e drejtorisë së Burimeve Njerëzore në QSUT që e vendos në dijeni për përfundimin e shtyrjes së afatit të daljes në pension. Në dokumentin që ka publikuar mjeku, institucioni e njofton për marrjen e lejes vjetore përpara fillimit të pensionit. Kalo, i njohur për të gjithë sidomos në periudhën e koronavirusit ka një qejfmbetje nga ministria e Shëndetësisë për mungesën e një ceremonie për evidentimin e punës së tij 42 vite.
Postimi i Kalos:
“20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së. Me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension….. ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..
AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së. Në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë. Në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese. Dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..
”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë. Për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..
MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën. Dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë”. Në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”. Sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë. I cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të. Përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..
Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë….. ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë. Ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë….. Together forever!!!”
Shënim
Pas verifikimit të Faktoje.al, artikullit i janë bërë ndryshimet më poshtë;
-Është korrigjuar titulli. “Tritan Kalo njofton daljen e tij në pension”. Në versionin e parë ishte “Pas 42 vitesh, Tritan Kalo hiqet nga puna në QSUT, ‘shpërthen’ mjeku”.
–Mjeku infeksionit Tritan Kalo nuk është hequr nga puna, por është njoftuar nga drejtoria e burimeve njerëzore të QSUT-së për marrjen e lejes vjetore përpara fillimit të pensionit.
–“Shpërthimi i mjekut” sikur ishte në versionin e parë në titull është hequr pasi nuk ka të bëjë me heqjen e tij nga qendra spitalore “Nënë Tereza”, por me një qejfmbetje për mungesën e një ceremonie nga ministria e Shëndetësisë.
-Përmbajtja është ndryshuar, pasi pretendimi i bërë fillimisht ishte i pasaktë, prandaj u korrigjua.