Gjykata e Posaçme ka vendosur që të konfiskojë pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe gjobvënie në Itali. Me anë të një njoftimi, SPAK bën me dije se janë sekuestruar disa apartamente në pronësi të Viktor Shorajt në Vlorë, i cili parë ishte edhe subjekt i OFL-së për deklarimin e pasurive. Hetimet për rastin kanë nisur në vitin 2019 dhe në fund gjykata i konfiskoi pasurinë në emrin e tij dhe të familjes.
VENDIMI
- Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
- Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
- Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.
- Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.
- Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.
- Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.