-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e lobimit! Vasili ikën me “vrap” nga SPAK-u: Kishin disa pyetje…

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur paraditen e së premtes në SPAK. Deputeti nuk pranoi që të jepte detaje. U përgjigj shkurt.

Kishin dy-tre pyetje dhe i informova për çështjen që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un, u informojnë vetë ata…” tha ai, duke u larguar më pas me hap nga gazetarët drejt makinës që po e priste.

Dyshimet janë se është marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Vasili është thirrur në kuadër të hetimeve që po kryhen nga struktura për lobimin e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.

SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë.

Petrit Vasili përfundon në SPAK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit