Mbrëmja e sotme ka rezultuar tragjike për 6 persona të cilët kanë ndërruan jetë teksa po laheshin në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Pak minuta më parë u raportua se në liqenin e Banjës janë mbytur 4 persona mes të cilëve babai me 2 fëmijë të mitur dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar. Mësohet se ata janë futur për t’u larë por nuk kanë dalë më nga atje.
Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen babai me 2 fëmijë dhe kushëririn e tij
Ndërkohë policia ka njoftuar edhe për 2 vdekje të tjera të cilat njëra është regjistruar në Durrës dhe tjetra në Lezhë.
Në Durrës mësohet se rreth orës 19:20, në Porto Romano një 68-vjeçar me inicialet H. D. ka humbur jetën sapo është futur në ujë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.
Po brenda kësaj ore ka humbur jetën në Tale një 53-vjeçar me inicialet B. Xh i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në ujë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtyre ngjarjejeve.