Pas disa orësh kërkim palombarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 46- vjeçarit, Arben Zogu në liqenin e Banjës i cili u mbyt së bashku me 2 djemtë e tij dhe kushëririn 20-vjeçar.
Ata ishin futur për t’u larë orës 19:00 por nuk dolëm në nga liqeni. 4 personat e mbytur janë 46-vjeçari, Arben Zogu dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.
Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu.
Palombarët prej orësh po punojnë për gjetjen e trupave ku deri më tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i 46-vjeçarit ndërsa po punohet për gjetjen e 3 trupave të tjerë.
Ndërkohë momenti kur është nxjerrë trupi i pajetë i Arben Zogut ka qenë i rëndë për familjarët të cilët kanë shpërthyer në lot.