-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 mijë Euro për në SHBA! Laboratori që të priste biletën për në tokën e premtuar

Kryesoret

Pas hetimeve 5-mujore, zbulohet dhe sekuestrohet një laborator në Korçë që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara drejt Britanisë së Madhe, SHBA-së, Kanadasë dhe në hapësirën SCHENGEN.

Vihen në pranga 3 persona të cilët e ushtronin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 300-10000 euro. Të arrestuarit janë; Thanas Sholla, Besnik Dine dhe Artur Rakipi  me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Laboratori u gjet në shtëpinë e Rakipit.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta persona në bashkëpunim mes tyre, kundrejt pagesave të konsiderueshme nga 300 euro deri në 10000 euro, prodhonin dhe ju shisnin personave të interesuar, shqiptarë dhe nga vendet e treta, dokumente shqiptare dhe të huaja, të falsifikuara, për të udhëtuar në hapësirën SCHENGEN, SHBA, Kanada, Angli etj.

Sekuestrohen qindra dokumente të falsifikuara, fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe plastifikimi, vula, simbole, emblema të shteteve të huaja, automjete, shuma parash të siguruara nga ky aktivitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit