Atletja kampione shqiptare Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka ndarë lajmin mesditën e sotme. Një medalje e artë në Serbi e kualifikoi Gegën në Olimpiadë.
“Luiza Gega kualifikohet per ne Lojrat Olimpike Paris 2024.🇦🇱🥇Paris 2024. Sot ne Kraljevo te Serbise zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikes me pjesmarrjen e 20 shteteve.
Luiza Gega ka arritur te triumfoi ne Kampionatin Ballkanik te Atletikes ne disiplinen 3000m/p me kohen 9.21.53.
Medalje e arte dhe super kohe e arritur pavaresisht se gara u zhvillua ne mengjes. Koha e arritur prej saj eshte norme kualifikuese per ne Lojrat Olimpike Paris 2024. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.
Norma kualifikuese eshte 9.23.00. Me kete kohe Luiza eshte kualifikuar per ne Lojrat Olimpike Paris 2024 dhe behet sportistja e pare Shqiptare qe ka marr bileten kualifikuese per Paris 2024” njofton KOKSH.