-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimi për lobomin në SHBA? Meta: Nuk jam i shqetësuar! SPAK-u të bëjë çfarë të dojë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë për marrjen në pyetje të Petrit Vasilit dje nga SPAK-u në lidhje me lobimin në Amerikë të ish-LSI-së.

Ish-Presidenti tha se nuk ka asnjë frikë për hetimet, pasi u shpreh i bindur që nuk e ka shkelur ligjin, jo në Shqipëri, por as në SHBA.

Kanë thirrur shumë, kjo nuk përbën asnjë shqetësim për Metën dhe Partinë e Lirisë. I vetmi shqetësim im është përse nuk ndalohen pagesat e aferës së inceneratorëve.

Përse nuk verifikohet fakti që nuk ka incenerator. Sa i takon zotit Vasili, lobimeve, aktiviteteve të ish-LSI-së, të bëjnë çfarë të dëshirojnë.

Sa i takon Metës, SPAK-u të bëjë cfarë hetimi të dëshirojë, të çojë letra jo në SHBA, por edhe në Hënë. Partia e Lirisë dhe Meta zbatojnë ligjet jo vetëm të Shqipërisë, por edhe Amerikës. Shqipëria dhe Amerika kanë edhe një marrëveshje ekstradimi.

Asgjë nuk ka paligjshme në rastin e drejtimit të LSI-së. Vasili është pyetur për periudhën kur unë kam qenë kryetar i Partisë së Lirisë. Por kjo bëhet për të zhvendosur vëmendjen nga afera e inceneratorëve” tha ai te emisioni “Kjo Javë”.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë.

SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë dollarë.

Dosja e lobimit! Vasili ikën me “vrap” nga SPAK-u: Kishin disa pyetje…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit