-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista e të burgosurve “VIP” drejt Shqipërisë! Kush është “Tony Montana” që vrau mikun?

Kryesoret

Marrëveshja u firmos. Britania do të nisë drejt Tiranës shqiptarët që të vuajnë dënimin në atdhe. Të burgosurit do të sillen në vendin e origjinës sipas marrëveshjes ku Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rikthyer 200 nga “kriminelët më të rrezikshëm”, shkruajnë mediat angleze.

Por kush janë të parët që do të rikthehen në atdhe, jo në liri, por për të vuajtur dënimin që kanë marrë nga drejtësia britanike?

The Telegraph” ka publikuar listën me 17 të dënuarit e parë që pritet që të depërtohen drejt Shqipërisë? “Një nga vrasësit serialë më të këqij të Shqipërisë është mes 17 vrasësve të dënuar që do të deportohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit sipas një marrëveshjeje të re.

Vrasësi Mane Driza 45 vjeç, i njohur gjithashtu si “Tony Montana”, kishte qëlluar për vdekje baba e bir në Shqipëri në vitin 1997 përpara se të ikte në MB me një emër tjetër. Në vitin 1999, ai vrau një bashkatdhetar Stefan Mone. Viktima ishte goditur 120 herë me thikë.

I dyti që pritet që të dëbohet është Koci Selamaj, 37 vjeç i dënuar me minimum 36 vjet burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator 2021″ thuhet në artikull.

Emrat e tjerë në listë janë; Ali Qazimaj, Erland Spahiu, Erion Voja, Besnik Berisha, Eugert Merizaj, Elton Sefa, Josif Nushi, Radian Lika dhe Erlin Hasa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit