Kylian Mbappé nuk do të udhëtojë në Japoni për turin aziatik të Paris Saint-Germain. Të premten, klubi njoftoi se sulmuesi do të qëndrojë për një arsye më se të qartë: të ardhmen e tij, shkruan “AS“.
Francezi nuk dëshiron të zgjasë kontratën përtej qershorit të vitit 2024, duke mos pranuar kështu klauzolën që e lejonte të qëndronte edhe një vit, deri në vitin 2025 dhe është bërë problem në “Parc des Princes”.
Sipas “L’Equipe”, Florentino Pérez, president i Real Madridit dhe Nasser Al Khelaïfi, president i klubit francez, kontaktuan të premten e kaluar për të provuar të zgjidhin ‘çështjen Mbappé’. Sulmuesi do Realin e Madridit.