Ka zgjatur më pak se tre orë arratia e 18-vjeçarit në Shijak që qëlloi me armë zjarri një 30-vjeçar pas sherrit. Kledi Çyrbja është arrestuar pasditen e sotme.
Sipas policisë pas një debati rreth orës 13:20, adoleshenti ka qëlluar me pistoletë Saimir Begën duke e lënë të plagosur.
30-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.