Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dëshiron të krijojë një familje me Taika Waititi. Ylli 32-vjeçar i popit që u martua me regjisorin e njohur në vitin 2022, thotë se do të donte shumë të kishte fëmijë.
“Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja,” është shprehur Rita.
Gjithsesi, në planet e afërta të çiftit diçka e tillë nuk është ende. Muajit e fundit Rita u përfol për një shtatzëni por kjo rezultoi e pavërtetë.
Rita e përshkruan burrin e saj si “mbështetësin dhe avokatin më të madh të saj”. Ylli i pop-it shpjegoi se ajo është gjithashtu e lumtur që mbështetet tek ai edhe për procesin krijues si artiste.
“Më pëlqejnë idetë me të. Është vërtet interesante dhe e lehtë, dhe ai ka një perspektivë dhe shije vërtet të mrekullueshme. Ky album është një precedent vërtet i madh për atë që ne mund të bëjmë potencialisht,” thotë Ora.