-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia me 4 viktima në Gramsh, flet mes lotësh babai i 20-vjeçarit: U futa deri diku, por…

Kryesoret

Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmjen e djeshme Gramshin, ku katër persona, mes të cilëve babai dhe dy djemtë e tij, kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur në liqenin e Banjës, ku ishin futur për t’u larë.

Ishin familjarët e tyre, të cilët lajmëruan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe angazhuan polumbarët për nisjen e kërkimeve të trupave.

Tragjedia në Shqipëri/ Drejtori i zjarrfikëses: Babai me dy djemtë dhe kushëriri mbytën njëri-tjetrin

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.

Tragjedia në Gramsh/ Gjetja e trupit të 46-vjeçarit, familjarët shpërthejnë në lot (video)

Mes dhimbjes dhe ankthit para se trupi I të birit të gjendej, babai i 20-vjeçarit Melsi Zogu tregoi më shumë mbi ngjarjen. Ai tha për mediat se të 4 viktimat kishin shkuar në liqen për t’u larë, por pasi ata nuk iu ishin përgjigjur telefonit, babai ishte nisur drejt vendngjarjes.

“Do ikim për t’u larë…”! Familjari rrëfen me lot në sy fjalët e fundit me 4 viktimat në Gramsh

“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit