-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Turisti” sllovak vjen në Shqipëri dhe furnizohet me armë e kanabis

Kryesoret

Një sllovak është arrestuar në dalje të Shqipërisë tek dogana e “Tre Urave” në Përmet.

I arrestuari është 35-vjeç. Gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza. Po tentonte që të largohen drejt Greqisë.

“Gjatë operacionit, në dalje të RSh-së, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.

Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit