-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Greqi, evakuohen mijëra banorë, situata jashtë kontrollit në Rodos

Kryesoret

Në ishullin grek, Rodos situata paraqitet e jashtëzakonshme për shkak të vatrave të zjarrit të cilat janë aktivizuar prej së martës.

Mediat greke raportojnë për më shumë se 1000 persona të evakuuar nga zonat përreth të cilët po transferohen në Kalathos.

Departamenti i zjarrfikësve, në një konferencë për shtyp u shpreh se situata është alarmante dhe se zjarri më i vështirë që vendi është përballur ndonjëherë.

Ndërkohë në vendngjarje janë duke punuar 173 zjarrfikës, 10 grupe të njësive këmbësore, 35 automjete, 5 helikopterë dhe 3 avionë, për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu, sipas informacioneve të “Rodiaka”, zjarri ka mbërritur edhe në ambientet e tre njësive hoteliere, në zonën e Kiotarit. Të tre hotelet janë evakuuar nga turistët dhe po bëhen përpjekje nga zjarrfikësja, vullnetarët dhe stafi për të minimizuar dëmet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit