Ikjen e fuqisë punëtore të kualifikuar por edhe atë të pakualifikuar nga Shqipëria mund ta ndalojë vetëm një strategji më e mirë e qeverisë në bashkëpunim me biznesin, thotë Stephanie Sieg-Farka, presidente e DIHA-s.
“Sinqerisht, do të thosha kosto në rritje në të gjitha fushat e të bërit biznes. Nga furnitorët e deri tek rrogat e stafit. Fillimisht pandemia, pastaj lufta në Ukrainë…Gjatë tri viteve të fundit kemi pasur rritje kostosh kudo, çka nuk e bën më të lehtë biznesin.
Njerëz nuk janë të gatshëm për të paguar më shumë, dhe nga këndvështrimi i qiramarrësve do të thoja se ka vështirësi për rritjen e qirave në Tirana Business Park por gjithashtu edhe në MK Hotel, për të rritur çmimet e dhomave.
Njerëzit presin nga ne që të mbajmë në të njëjtin nivel çmimet e deritanishme, ndërkohë që na janë rritur kostot. Kjo është një sfidë e madhe për ne, pra se si ta menaxhojmë këtë situatë. Një tjetër sfidë për ne, duke mos qenë në qendër të qytetit, mbetet ende një shqetësim transporti publik.
Kushdo këtu ka dëgjuar se “po vjen treni” por ne do të kishim nevojë për një shërbim të mirëfilltë të transportit publik, veçanërisht edhe për vendndodhje strategjike siç është aeroporti, dhe që prej shtatë vitesh askush nuk ka bërë asgjë deri tani.
Ne ende vijojmë ta organizojmë vetë transportin, me anë të autobusëve që i zotërojmë dhe menaxhojmë vetë. Kjo dhënie license për transportin publik nuk është e lehtë. Administrimi është bërë më i ndërlikuar këtu në Shqipëri dhe bashkëpunimi me agjencitë qeverisë, se nga sa bisedoj edhe me stafin, po bëhet gjithnjë e më i vështirë” tha Stephanie Sieg-Farka. (Lexo ketu lajmin e plote).