-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inteligjenca britanike: Rusia do t’i përfshijë në shkolla mësimet për luftën

Kryesoret

Moska është duke planifikuar që të instalojë qasje luftarake në shoqërinë ruse duke nisur mësime nëpër shkolla për armët dhe dronët, për nxënësit nga mosha 15-vjeçare e më lart, kanë thënë ekspertë të inteligjencës britanike.

Në përditësimin e fundit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes është cituar një politikan rus, i cili besohet të ketë thënë se, përmes ligjëratave fëmijët rusë do të mësojnë “si të kryejnë zbulime në terren” dhe si t’i zmbrapsin dronët luftarakë.

Prej 1 shtatorit, nxënësit rusë të klasave 10-11, do të marrin pjesë në trajnimet për përdorim të pushkës, të granatave dhe ofrimin e ndihmës së parë në luftë, është thënë mes tjerash në raport.

Megjithatë, sipas britanikëve, qëllimi kryesor nuk është krijimi i aftësive të reja, por kultivimi i një “kulture të patriotizmit ushtarak” në popullsinë ruse.

Megjithatë, përfshirja e mësimeve për dronët tregon se Rusia “e ka identifikuar se përdorimi i dronëve në Ukrainë është një komponent i qëndrueshëm i luftës bashkëkohore”.

Ministria britanike e Mbrojtjes lëshon çdo ditë përditësime për luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Moska e akuzon Londrën për përhapje të dezinformatave. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit