-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontroll blic në shtëpi! Arrestohet ish-drejtori i policisë

Kryesoret

Arrestohet ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Vesellin Veloviç me akuzat për “akte kriminale të krijimit të një organizate kriminale, abuzim me pozitë zyrtare dhe kontrabandë”. Me akuza të njëjta përballen edhe tre persona tjerë. Zyrtarët policorë kanë bastisur edhe banesat dhe objektet tjera në pronësi të të arrestuarve, shkruan media malazeze, Vijesti.

Veloviç ka qenë drejtori i Policisë së Malit të Zi në periudhën 2007-2011, dhe prej mesit të vitit 2018 deri në fund të vitit 2020. Në periudhën mes dy mandatave, ai ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe në qeverinë e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviç nga viti 2014 ai ka qenë sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Prej fundit të vitit 2020, pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi, ka qenë këshilltar i Gjukanoviçit për çështje të sigurisë, deri më 20 maj të këtij viti.

Gjukanoviç i ka humbur zgjedhjet presidenciale në prill të këtij viti. Veloviç ka pasur funksione të rëndësishme në Policinë e Malit të Zi, edhe para pavarësisë së shtetit. Në periudhën 1995- 2005, ai ka qenë komandant i Njësitit Special kundër-Terrorizmit.

Arrestohet ish-drejtori i Policisë në Mal të Zi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit