Edison Memolla ka fituar zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës. Kandidati socialist ka arritur që të fitojë me mbi një mijë vota diferencë përballë demokratit Shkëlqim Hoxha.
Këto ishin zgjedhjet e dyta në këtë bashki, pasi rezultati i 14 Majit ku Memolla fitoi me 21 vota u shpall i pavlefshëm për shkak të kutisë së burgut.
“Ka qenë një fushatë shtëpi në shtëpi dhe në terren. Ka qenë kjo që ka ndikuar dhe na ka mbështetur. Kërkuam dorën e bashkëpunimit. Do ta kthejmë Rrogozhinën në qytet elitar në turizëm dhe bujqësia” tha Memolla pas fitores.
Deputeti socialist Etjen Xhafaj tha se mësuam nga rezultati i ngushtë në 14 Korrik duke arritur një fitore më të thellë tani. “Rezultati është një pikënisje e mirë për punë dhe përkushtim për 4 vitet e ardhshme” tha ai.
Procesi i votimit dje u shoqërua me disa incidente të vogla.