-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritoli zgjoi familjen nga gjumi! Ky është biznesmeni që iu vendos eksploziv

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Shkodër që ndodhi në lagjen “Tomë Kola” rreth orës 03:45.

Policia ka njoftuar se lënda plasëse ishte vendosur në portën e Sokol Shpendit dhe si pasojë e shpërthimit ka vetëm pak dëme materiale.

Familja Shpendi u zgjua e tronditur nga shpërthimi. Kryefamiljari, Sokoli raportohet se është pronar i një hoteli në Shkodër.

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ende nuk dihet shkaqet apo konfliktet që mund të ketë pasur, por nisur nga sasia dhe vendosja duket se ka qenë paralajmërim.

Shkodra tronditet në “pikë të sabahut”! Kush ishte në shënjestër?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit