Avokati, Genc Gjokutaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me situatën brenda partisë së PD-së dhe zhvillimeve për vulën.
Në fjalën e tij Gjokutaj u shpreh se përpjekjet e Bashës do të shkojnë dëm.
“Ata janë bërë pjesë e sokakut të të marrëve. Une po marr emrin e rrugës. Basha ka një biografi në ate parti ai po merrem me sitjen e krundeve. Mielli ka ikur. Është e turpshme.
Këta vendosin si te duan vete se ne fund të fundit kur kane 2 ose 3 veta ata do te vendosin.
Nëse ndjek karvanin Edi Ramës, ai nuk i ka bere kaq trashe këto pune. Puna dhe lufta nuk behën ne gjumë.
Basha është regjistruar si peshkatar ska kap peshk ndonjë here, e ka mare fileton në pjatë. Ai as një 5 lekë punë nuk ka bere.
Ajo vulë nuk është send është institucion. Degradimi është i tillë është te bëjnë ate qe është thënë dhe te futen ne qeveri.
Përpjekja e Bashes do shkoje dem, Rama nuk do ketë kohe të merret me të. Basha është incineratori i Tiranës, qe nuk ekziston,” u shpreh Gjokutaj.