Pas pjesmarrjes në “BBV” shumë nga konkuretët e këtij reality show u shndërruan në personazhet më të njohura dhe më të komentuara të showbizit shqiptar.
Ata morën me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa pas daljes nga spektakli ‘lufta’ më e madhe e tyre ka qenë që ti mbajë akoma fansat duke publikuar foto nga përditshmëria e tyre.
Ish-banori Bledi Mane sot ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur edhe për famën që kanë fituar ish-konkurentët dhe se si po vazhdojnë ta mbajnë atë.
Ai u shpreh se Ronaldo Sharka është më aktivi në rrjetet sociale ku bën meme dhe debate, teksa tregoi se ai mund të fitojë rreth 20 milionë lekë në muaj.
“Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, tha gazetari i njohur.