Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar për vrasjen e të riu Albert Deda, 24-vjeç në Padova ditën e diel. Të arrestuarit janë Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.
Sipas autoriteteve italiane të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën duke e lënë të vdekur. Pista e parë është për larje hesapesh, po sipas mediave, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim.
Njëri nga zyrtarëve italianë Andrea Ostellari deklaroi “Në heshtje dhe pa gabime.
Kështu vepruan karabinierët duke arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të arratisurit, të dyshuar se kanë vrarë një bashkatdhetar shqiptar.
Tani kemi besim se hetimet do të vazhdojnë me shpejtësi dhe se mund të bëhet qartësi e plotë mbi ngjarjet tragjike që kanë ndodhur” tha ai.