Futbolli shqiptar në zi. Ndërroi jetë parakohe ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito në moshën 52-vjeçare. Dyshohet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet familjes.
Përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin.