Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka humbur një tjetër person të dashur nga jeta e tij, gjyshin.
Për mes një story në llogarinë e tij në Instagram Butrinti ndau lajmin e hidhur me fansat.
Butrinti duke publikuar një nga fotot e tyre nga takimet e fundit në spital ku gjyshi i tij po kurohej.
Ndërsa daja i këngëtarit, avokati i njohur Besnik Berisha ka njoftuar gjithashtu ndarjen nga jeta të babait të tij.
“Te dashur miq, Me pikellim te thelle ju njoftoj se prindi im u nda nga kjo jete! Per kohen e varrimit ju njoftojme se shpejti. Perzemersisht,” ka shkruar daja i Butrintit, avokati i njohur Besnik Berisha.