Paraditen e sotme kanë shpërthyer në flakë kabulli elektrik në rrugën pranë gjykatës në Sarandë.
Për shkak të shpërthimit janë dëmtuar 4 makina dhe janë tmerruar banorët të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e shpërthimit.
“Katrahurë. U përvëluan të gjitha makinat por shyqyr që nuk u gjendën kalimtarë në ato momente aty” thotë një qytetar.
Një qytetar thotë se i janë dëmtuar dhe pajisje elektroshtëpiake.
Menjëherë më pas ka ndërhyrë punonjësit e OSHEE-së të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për riparimin e kabullit elektrik.