Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një reagim të bërë në Twitter pak minuta më parë, deklaron se ‘akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote, është damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private’.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të Partisë Demokratike, Bardhit thotë se PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet.
“PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj”, shprehet ai.