-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i fondeve! BIRN: SPAK-u “fjeti”! Ky është njeriu që u ankua në Bruksel

Kryesoret

Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR.

Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier gjeodet në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF – institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.

Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë – ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR.

Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko i tha BIRN dy vjet më vonë se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit’.

“Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish,” tha ai.

Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Në një letër dërguar qeverisë shqiptare, të publikuar nga Oligarkia.al, Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural njoftonte se OLAF ka evidentuar parregullsi dhe mangësi serioze në dhënien dhe zbatimin e projekteve të IPARD II në Shqipëri, ndërsa AZHBR ka dështuar sipas tyre që të ushtrojë kontrollet e duhura (Lexo KETU investigimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit