Ditën e sotme policia e Lushnjës ka njoftuar se është bërë një denoncim në lidhje me zhdukjen e një 33-vjeçarjeje.
Mësohet se denoncimi është bërë nga e motra e cila është shprehur se 33-vjeçarja me inicialet H. K. që prej datës 23 është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion në lidhje me të.
Policia po punon për gjetjen e 33-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.