-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata financiare e Barcelonës, Laporta: Klubi është shpëtuar

Kryesoret

Barcelona vitet e fundit ka përjetuar një periudhë të vështirë ekonomike e cila u transmetua edhe në aktivitetin e klubit në kompeticione të ndryshme.

Periudhë në të cilën legjenda argjentinase, Lionel Messi u shkëput nga klubi me të cilën kishte lidhur një kontratë të “përjetshme” pasi ishte i vetmi klub tek i cili kishte luajtur dhe gjeti shkëlqimin e tij.

Ndërkohë në një deklaratë të fundit të presidentit të klubit, Joan Laporta situata duket se dalëngadalë po kthehet në normalitet.

“Në vitin 2003 ishim në një moment vështirësie maksimale, kishim një deficit dhe një borxh të konsiderueshëm, tani e kemi pasur edhe atë, dhe ndoshta me kalimin e kohës, 20 vjet, përmasat janë shumë më të mëdha edhe pse konceptualisht është njësoj”, ka thënë kreu i klubit katalunas.

“Por, vështirësive që duhet të shtojmë Fair Play-in Financiar, pasi ato janë rregulla të interpretuara dhe diktuara nga LaLiga, ai gjeneron njëfarë kompleksiteti kur menaxhon klubin, por ne duhet të përshtatemi dhe po e bëjmë këtë.

Jemi në një moment kyç, që është pika e kthesës. Sepse pasi klubi është shpëtuar, ne kemi një ekip që po konkurron sërish, i kemi vendosur vetes objektivin prioritar të La Ligës, konsistencën maksimale”.

Ne vazhdojmë të konkurrojmë, kemi fituar ligën, duam të vazhdojmë të jemi dominues në Spanjë dhe të bëjmë një hap tjetër drejt të qenit më konkurrues në gara të tilla si Liga e Kampionëve, e cila është gjithmonë e rëndësishme”, shtoi Laporte më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit