-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia e fuqishme! Vdes vajza 16-vjeçe, i ra pema mbi tendën e kampit duke fjetur

Kryesoret

Moti i keq vazhdon të godasë Lombardinë. Gjatë natës një stuhi e re, e dhunshme, e shoqëruar me goditje të vazhdueshme rrufeje dhe erëra të forta, goditi Milanon rreth orës 4 të mëngjesit dhe një pjesë të mirë të Brianzës dhe zonën veriore të Lombardisë.

Fenomeni u shoqërua në disa zona edhe me stuhi breshëri. Stuhia në qytet ishte e shkurtër por shumë intensive dhe parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja.

Në Corteno Golgi, në zonën e Brescias, një vajzë 16-vjeçare nga Como, e cila po merrte pjesë në një kamp, vdiq pasi u godit nga një pemë e shkulur nga moti i keq, teksa flinte në një tendë.

Disa të plagosur në Veneto. Shtatë shtrime në spital të të plagosurve dhe 27 të shpëtuar. Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Trevisos.

“Kemi kaluar një natë pa gjumë. Sa për t’ju dhënë një ide, era në qytet kalonte 100 kilometra në orë”. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, ku bën një bilanc të situatës pas stuhisë së fortë që goditi qytetin rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, sipas TGCOM.

“Zien” toka nga tërmeti në Turqi, “digjet” Greqia, përmbytet Italia (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit