Një i ri, kursant për Patrullë të Përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, Xhojsi Lamaj ka gjetur në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë një portofol me vlera të konsiderueshme në franga zvicerane, euro, lekë dhe dokumente personale, të cilin e ka dorëzuar në Komisariatin Nr. 2. Menjëherë është njoftuar qytetarja që kishte humbur portofolin, e cila ka vlerësuar veprimin e punonjësit të Policisë dhe e ka falënderuar.