-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës energjetike

Kryesoret

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi zgjatjen e gjendjes së emergjencës energjetike deri më 31 dhjetor 2023. Kjo është e disata herë që qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave shtyn emergjencën për energjinë elektrike. Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, Edi Rama madje paralajmëroi rihapjen e diskutimit për fashën e energjisë.

Vendimi i qeverisë

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.584, DATË 8.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE”,  TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendeskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 5, të vendimit nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”, të ndryshuar, fjalët “… 30 qershor 2023.” zëvendësohen me “… 31 dhjetor 2023.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit