-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, i vihet tritol për herë të tretë banesës së Turkut

Kryesoret

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se tritoli ka shpërthyer në banesën e Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve.

Banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku, i cili ndodhet në emigrim por aktualisht në banesë jeton tregtari Altin Lamce.

Kjo është hera e tretë që banesës së tij i vihet tritol. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Shpërthim në Lushnjë/ Kush është tregtari i fruta-perimeve që i hodhën tritolin në derë të shtëpisë!

Kujtojmë se, një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur Lushnjën në nëntor të vitit të kaluar. Tritoli ishte vendosur në banesën në pronësi të shtetasit Arben Turku.

Tritoli dyshohet se u hodh nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit u thyen xhamat dhe dyert e kësaj banese. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit