-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “qep” dosjen e “Rrumit” që pagoi “kafen” 9 milionë lekë për tokën në Gjirin e Lalzit

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar dosjen në gjyq në ngarkim të Irgen Kërçukut dhe Aleksandër Lahos, të njohur si “Rrumi i Shijakut” që është në kërkim prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Por për çfarë akuzohen?

SPAK deklaron se Irgen Kërçuku, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, avokat i shtetit në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, ka marrë 900 000 lekë ryshfet nga i pandehuri Aleksandër Laho i quajtur ndryshe “Rumi”.

Shumën e ka marrë për të kryer një veprim që lidhet me detyrën e tij, konkretisht për të mos marrë pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit si dhe për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e tij konkretisht, për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Për këtë veprim që duhet të bënte, pra që të mos bënte detyrën e tij, Aleksandër Laho në bashkëpunim me persona të tjerë i ka dhënë 900 000 avokatit të shtetit në zyrën vendore Durrës, të pandehurit Irgen Kërçukut. Duke qenë së në shkallën e parë e kishte fituar gjyqin për pronën në Gjirin e Lalzit, Laho kërkonte që dosja të mos apelohej dhe për këtë dha ryshfet. “Rrumi” është një personazh i njohur në zonën e Durrësit për lidhjet me botën e krimit, por edhe shtrirjen e tentakulave tek pronat në bregdet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit