Bella Hadid ka zbuluar në Instagramin e saj se nuk ka konsumuar më alkool prej dhjetë muajsh.
Ylli 26-vjeçar shkroi në postimin e së martës në Instagram: “Jam shumë krenare për këdo që po kalon korrikun sikurse unë. Me Kin dhe shumë dashuri për veten, kam gati dhjetë muaj pa pirë alkool”.
Kin Euphorics është një kompani e pijeve joalkoolike që ajo e themeloi me Jen Batchelor.
Hadid postoi një foto të saj duke blerë Kin në dyqanin ushqimor Sprouts, teksa shihej e buzëqeshur.
“Jam shumë krenare për këdo që zbulon maturinë e tij ose kushdo që ka pasur guximin të hapë mendjen,” shkroi ajo.
“Unë e doja alkoolin dhe arriti në pikën ku edhe unë fillova, e dini, të anuloj netët që ndjeja se nuk do të mund ta kontrolloja veten,” kishte thënë modelja amerikane më parë.
Ajo kishte treguar se: “Nuk e ndjej nevojën të pi alkool sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm”.
View this post on Instagram