-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E akuzuar për ekstremizëm, nis gjyqi ndaj gazetares Larysa Shchyrakova

Kryesoret

Gjykata rajonale Homel në pjesën juglindore të Bjellorusisë ka nisur gjyqin ndaj gazetares Larysa Shchyrakova. Ajo akuzohet se lehtësoi kryerjen e aktiviteteve ekstremiste dhe diskreditimit të Bjellorusisë, në mes të tentativës së liderit autoritar të vendit, Alyaksandr Lukashenka, për t’i heshtur disidentët.

Gjyqtari Mikalay Dolya nisi gjyqin që po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura më 27 korrik.

Shchyrakova ishte arrestuar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Organizatat bjelloruse të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar atë si të burgosur politik.

Zyrtarët thonë se Shchyrakova publikoi materiale në internet që “diskreditonin” vendin dhe e akuzojnë atë se mblodhi informacione për grupin e të drejtave të njeriut Vyasna me bazë në Minsk, si dhe kanalin televiziv Belsat me bazë në Poloni.

Bjellorusia e cilësoi Belsatin “ekstremist” dhe e ndaloi transmetimin e tij në vend në vitin 2021, mes presioneve në rritje ndaj medias dhe shoqërisë civile.

Nëse shpallet fajtore, Shchyrakova mund të përballet me deri në shtatë vjet burgim.

Një ditë më parë, një gjykatë në qytetin perëndimor në Hrodna dënoi gazetarin Paval Mazheyka dhe ish-avokaten Yulia Yurhilevich me nga gjashtë vjet burgim mbi akuzat për lehtësim të aktiviteteve ekstremiste.

Mazheyka dhe Yurhilevich u shpallën fajtorë për grumbullimin e informacioneve për televizionin Belsat në lidhje me vendimin e Kolegjit të Avokatëve në Hrodna për ta dëbuar Yurhilevichin dhe për ta anuluar licencën e saj për të ushtruar profesionin e avokatit vitin e kaluar.

Mazheyka u shpall gjithashtu fajtor për dorëzimin e informacionit në Belsat për persekutimin e artistit Ales Pushkin.

Të dy u deklaruan të pafajshëm./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit