Lumi Dnjepër rrodhi rregullisht nëpër ishullin e lashtë Khortytsia për shumë dekada derisa shkatërrimi i një dige të madhe bëri që uji të shterej muajin e kaluar, duke nxjerr në sipërfaqe fusha me baltë dhe gëzhoja të shpërndara nga mbetjet e së kaluarës së afërt dhe së largët.
Shkatërrimi i digës në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Kakhovka, më 6 qershor, shkaktoi vërshime të mëdha poshtë lumit dhe pothuajse e shteri një ujëmbledhës të madh në krye të lumit, duke e shkaktuar një fatkeqësi humanitare dhe ekologjike përgjatë një pjesë të madhe të Ukrainës jugore.
Kjo prishje mund ta ketë ngadalësuar kundërofensivën e Ukrainës kundër forcave pushtuese ruse, duke parandaluar një sulm të mundshëm në pozicionet e tyre në brigjet lindore të Dnjepërit.
Kievi e ka fajësuar Rusinë për shkatërrimin e digës, pasi e ka pasur nën kontroll atë për rreth 16 muaj, dhe hetimet gazetareske thonë se Rusia e hodhi atë në ajër nga brendësia.
Largimi i ujit e ka zbuluar, po ashtu, atë që ndonjëherë quhet “Atlantisi Kozak” toka që dikur ishin shtëpi të kozakëve zaporizhianë, luftëtarëve stepë të cilët e kishin formuar një organizatë politike të njohur si “Zaporizhian Sich” në shekujt XVI dhe XVIII, shumë kohë para se toka të përmbytej kur Bashkimi Sovjetik e ndërtoi digën Kakhovka në vitin 1956.
Diga Kakhovka ishte pjesë e një sistemi të digave, rezervuarëve, dhe termocentraleve hidroelektrike të ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik përgjatë Dnjepërit, për t’i parandaluar vërshimet e pakontrolluara, për ta përmirësuar transportimin në lumin që e ndan në dysh Ukrainën, dhe për të prodhuar energji.
Fshatra të shumta, kisha dhe vende historike, ishin zhytur plotësisht nën ujë si pasojë e ndërtimit të saj. /REL
Artikulli i plotë këtu.