-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sefa ironizon Bardhin: I urojmë suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend!

Kryesoret

Indrit Sefa ka reaguar me tone ironike sa i përket mbledhjes së sotme të Këshillit të PD. Ai ka thënë se deklaratat e Bardhit ishin qesharake, ndërsa i ka uruar suksese Bardhit ‘krijimin e partisë së parë digjitale në vend’.

Sakaq, ai ka thënë se PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik.

“Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi përfundon një takim imagjinar.

Këshilli i Bardhit anuloi zgjedhjet, reagon Basha: Të shtunën demokratët shprehin vullnetin e tyre!

Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.

Zgjedhjet e 29 korrikut/ Bardhi: Basha të reflektojë, të mos e çojë partinë në një tjetër përplasje

I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik. Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Ramës.”, shprehet Sefa në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit