-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “ngre duart”: Nuk e dimë ku shkuan 4.7 milionë Euro…

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbajti mëngjesin e kësaj të enjteje një konferencë për media, ku në krah të homologëve italianë, njoftuan goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin online të qytetarëve italianë. Call center-i lokalizuar në Tiranë, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se u ka marrë personave të dëmtuar në Itali një shumë që shkon deri në 4.7 milionë euro.

SPAK njofton se si pasojë e operacionit janë lëshuar gjithsej 14 urdhër arreste. Hetimi i cili zbardhi skemën mashtruese ka ardhur si pasojë e 140 kallëzimeve të bëra në Itali nga personat e dëmtuar. Por ku dërguan dhe u pastruan këto 4.7 mln Euro? Prokurori i SPAK-ut, Eneid Nakuçit ngriti duart duke thënë se nuk e dinë ku janë pastruar këto shuma.

Ndoshta në Letoni, Lituani… Janë të pagjurmueshme kur transferohen në Bitcoin. Ajo që është e mundur, nuk përcaktohet pas konvertimit nga euro në Bitcoin, nuk mund të gjendjen këto fonde. Nuk është bërë e mundur në hetim. Është faktori transnacional. Bëhet fjalë për shtete të tjera. Paratë nuk kanë qenë në Shqipëri, por në Itali. Më pas janë transferuar në vende të tjera” tha ai.

Edhe prokurorja italiane tha të njëjtën gjë. “Skemën nuk e kemi ndërtuar tërësisht. Por një qytetar shqiptar po hetohet për pastrim dhe ne mendojmë se ky person është i përfshirë në këtë ngjarje. Me siguri një pjesë e këtyre parave mund të futeshin në Shqipëri, se këta nuk punonin falas. Por hetimet janë akoma në fazë…por janë shumë të vështira. Kriptomonedha shpesh përdoret për fshehjen e të ardhurave” tha ajo.

“Doni të pasuroheni?”/ SPAK: Ja si u zhvatën 4.7 mln Euro dhe roli i shefit në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit