Pesë persona janë arrestuar, katër janë në arrest shtëpie dhe pesë janë në kërkim për mashtrimin përmes call center të qytetarëve italiane duke u zhvatur 4.7 milionë Euro të cilat më pas i konvertuan në Bitcoin duke humbur gjurmët. Call center ndodhej në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.
Janë arrestuar; Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna. Janë lënë në arrest shtëpie; Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu. Gjithashtu janë shpallur në kërkim B. Ç., O. C., B. GJ., A. M., dhe F. B.
Sipas policisë B. Ç. ka dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë katër ditë më parë, më datë 23.07.2023 nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, ndërsa A. M., më datë 27.10.2022, nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas.
Në kuadër të këtij procedimi janë kontrolluar 12 banesa dhe janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin), të cilat kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme. Gjatë operacionit u angazhuan 60 forca Policore të DVP Tiranë, të komisariateve në varësi të saj dhe të Fierit.
Qendra në Tiranë/ SPAK: Hileja që përdorën mashtruesit për të zhvatur italianët