Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj përmes avokatëve të tij në Tiranë, Henrik Ligori dhe Ardian Vishaj ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë të gjyqtarit Erion Bani që e shpalli në kërkim për korrupsion, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
Bëhet fjalër për gjashtë episode që ka dokumentuar SPAK-ut. Avokatët tre javë më parë deklaruan se Ahmetaj ndodhet në Angli, por zyrtarisht vendndodhja e tij nuk dihet.
Sapo SPAK-u nisi kërkesën për Kuvendin për t’i dhënë autorizimin për ta arrestuar, deputeti socialist u arratis nga atdheu. Përballjen në gjyq po e bën përmes avokatëve.