Ditën e sotme Ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar hapjen nga dita e nesërme e aplikimeve për universitet.
Të gjithë maturantët nga data 29 korrik e deri më 3 gusht kanë afat për të hedhur 10 degët e studimit që ata dëshirojnë të ndjekin.
Aplikimi do të bëhet nëpërmjet portali UAlbania i cili do të jetë i hapur për aplikimet që nga dita e nesërme.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, pasi zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin profesional dhe të ardhmen tuaj.
Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, unë ju ftoj të vlerësoni edhe programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitoni përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale.
Këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi,” shkruan Kushi.