Mbrëmjen e djeshme është raportuar për rënien e një zjarri në një shtëpie në lagjen “3 herojt” në Shkodrës.
Në shtëpi ndodhej vetëm pronari i saj Gjovalin Ndoja, i cili ka arritur të dal jashtë shtëpisë pa asnjë dëmtim dhe është dërguar në spital.
Mësohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike e cila ka bërë që shtëpia të përfshihet nga flakët.
Flakët kanë rrezikuar të shpërndaheshin edhe tek banesat e tjera por nga ndërhyrja e zjarrfikëses u bë e mundur fikja e saj.