Paraditen e sotme, Alma K. është thirrur në SPAK për t’u pyetur nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme në lidhje me aferën me ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Kjo është hera e parë që Alma, me të cilën, Gjici kur dha dorëheqjen tha se ka pasur prej disa kohësh një raport intim, pyetet pas arrestimit. Gjykata e ka lënë në masën arrest shtëpie.
Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me Almën në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma K. për të realizuar videon.
Gjici sapo mbarojnë marrëdhënien seksuale vendos në lëvizje bashkinë për një tender për Almën.