Një kodër me ullishte dhe me shkurre në Lushnje është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth orës 18:00 ndërsa janë djegur mbi dy hektarë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës, forcat e rendit si edhe banore e punonjës të bashkisë.
Por për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e ka pamundur të ndërhyjë. Nga flakët gjithashtu raportohet se rrezikonin edhe banesa.