Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka nisur turneun e saj evropian, “Best F*n Night Of My Life”.
Destinacioni i parë ka qenë Mbretëria e Bashkuar, ku 33-vjeçarja ka kënduar në një koncert në Londër për fansat e saj.
Ajo ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe nga paraqtija e fundit në Londër.
E veshur me një kostum ngjyrë rozë me shkëlqim dhe të shoqëruar me pendë të gjatë anash, që i japin pamjen e një fluture.
“Parajsa në Londër”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.