Në gjykatën e posaçme po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje. Seanca u ndërpre pasi avokatët kërkuan dy orë kohë për t’u njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes.
Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën. Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita do të njihen në Gjykatë me akuzat për veprat penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave. Nëntë të tjerë janë në kërkim.
Zbërthehet dosja e vrasjes! “Spiunime” dhe arratisje, roli i shoferit të biznesmenit
Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” të SPAK është shpallur në kërkim edhe 46-vjeçari nga Lezha, Aleks Ndreka (Deda) i njohur edhe si “Leksi i Druve”. Ky personazh ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Ai u tentua kohë më parë të vritet me dron.
“U kry”! 100 mijë Euro për një vrasje! Kush u ekzekutua dhe shpëtoi për “fije floku”?
Ai është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore.
FOTO/ RENEA “rrethon” gjykatën, futen biznesmeni, tradhtari dhe “ushtarët”