Maroku festoi fitoren e parë në Kupën e Botës për femra duke mundur Korenë e Jugut. Por në këtë rast vëmendjen e madhe nuk e mori fitorja e skuadrës po një nga lojtares e ekipit.
25-vjeçarja marokene Nouaila Benzina është gruaja e parë që luajti në një ndeshje të Kupës Botërore të futbollit për femra me hixhab.
Lojtarja nuk kishte luajtur në ndeshjen hapëse të organizimit kundër Gjermanisë, por ishte përfshirë që në fillim në ndeshjen kundër Koresë së Jugut.
FIFA ka lejuar së fundmi shaminë pas gati një dekade ndalim, një lëvizje që lojtarja e komentoi pozitivisht.
“Është bërë shumë punë për disa vite dhe ka pasur një rezultat pozitiv”, tha ajo.
Megjithatë, vende si Franca ende e ndalojnë shaminë. Në Paris, në fakt, Këshilli i Shtetit hodhi poshtë një apel të një kolektivi kundër Federatës Franceze të Futbollit që kërkonte ndryshimin e kornizës.